BvK Konjare ka shënuar fitore të thellë si mysafirë i Ilindenit. Skuadra e Ardian Buzakut fitoi me rezultat 4-1, shkruan Open-TV.
Serinë e golave në këtë ndeshje e nisi Fatih Jusufi në minutën e 10-të, për ta vazhduar Faton Bela (22’), Amar Islami (35’) dhe Gzim Bakiu (55’).
Pas këtij triumfi, BvK nga Konjare e Mesme e Shkupit renditet në vendin e dytë me 25 pikë, pesë më pak se lideri Bashkimi i Kumanovës.
Në javën e ardhshme, BvK në terren të vet e pret Kadinon./Open-TV.