Betim Hajdari, këshilltar komunal nga Iniciativa për “Kumanovën Tonë”, sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në komunën e Kumanovës, raporton Open-TV.
Ai në postimin që ka bërë në llogarinë e tij në Facebook ka deklaruar se qëllimi i dorëheqjes është vullnetar, pasi ka vendosur të jetoj në Zvicër.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Kumanovës.Ju informoj që më datë 05.07.2023 jap dorheqjen time si Këshilltar Komunal në listën e këshilltarëve,,Për Kumanovën tonë,,.Dorheqjen time e jap vullnetarisht për arsye se kam vendosur të jetoj jasht vendlindjes më saktësisht në Zvicërr dhe për këtë arsye fizikisht do të mungoj!Faleminderim i veçant shkon për të gjithë qytetarët e Kumanovës që ma dhan besimin të jem në Këshill si përfaqësuese i popullit dhe ky ishte një privilegj i madh për mua!Rrugëtimi im i veprimit nuk do të ngecë,un do të jem në shërbim të qytetarëve të Kumanovës dhe do ta jap kontributin tim në zhvillimin e qytetit tim,faleminderim i vrçantë shkon për kryetarja e këshillit zonjën.Ivana Gjeorgjivska për mbështetjen si dhe kryetarin e nderuar Maksim Dimitrievski dhe i dëshitoj suksese në të ardhmen!Me respekt Betim Hajdari! (Open-TV)