Boksieri Arjan Iseni (80 kg) ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Evropian në Beograd. Pasi e nisi me sukses të enjten me fitoren 3:2 ndaj grekut Tsamalidis, reprezentuesi i Maqedonisë, Iseni sot në ndeshjen e turit të dytë ka festuar ndaj armenit Hovhansian me 3:2.
Me këtë sukses Iseni shkon edhe për medalje në këtë kampionat evropian. Ai në çerekfinale do të ketë për kundërshtar boksierin serb Simiq, kështu që nëse arrin të arrijë fitoren e tretë, të paktën do të fitojë medaljen e bronztë.