Të gjithë jemi fajtor për “mafian urbane në Çair!
Më gëzon fakti që për herë të parë në fushatën elektorale po fillon të diskutohen objektet,ndërtesat dhe uzurpimet e hapësirave publike nga mafia urbane!!!! Kjo është risi.
Kjo flet për një ngritje të vetëdijes në Çair, aty edhe nga ku fillon kontakti i parë i imazhit shqiptar në Maqedoni.
Nuk i ka shëmtuar asgjë më shumë shqiptarët e Shkupit sesa “MAFIA URBANE” në Çair! Duke filluar nga “Bit Pazari” e deri në Butel dhe më gjërë! Ato kioska në trotuare, ato tezga për rreth parkingut, ato lokale që pa koncept hedhin karrige në çarshi, që e kanë shdërruar në “Xhungëll” pjesën shqiptare, e kanë shëmtuar edhe IMAZHIN shqiptar në Maqedoni. Dikur ishim qendër civilizuese, tash jemi bërë imazh “kandahari”.
Le të fitojë në Çair ai i cili premton “rend,ligj dhe luftë me mafian urbane”!
Le të fitojë ai i cili premton dhe të vendosē kusht për formim të qeverisë, ndalimin e tërësishëm të KAZINOVE, dhe jo të shfrytëzojë tema të kazinove si “alibi” për të arritur në pushtet.
Ps: Miq të vërtet të shqiptarëve janë vetëm ata politikan që dinë ta luftojnë mafian urbane si nevojë imediate e shiptarëve në Shkup!