Rrahmani flet para derbit me Vardarin: Atmosfera është përfekte në klub, do të japim më të mirën.
Këtë të enjte do të zhvillohet derbi i madh ndërmjet WHC Vardarit dhe WHC ÇAIR, duel ky që i takon xhiros së 3-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut në sportin e Hendbollit.
Para këtij derbi nga radhët e WHC Çair ka folur Leonora Rrahmani, e cila shprehet se beson në rezultat pozitiv.
“Besoj fuqishëm në një rezultat pozitiv, me të cilin do i gëzonim publikun tonë që do vinë të na përkrahin të enjten.Jemi të gatshëm për këtë ndeshje derbi, ashtu sikur edhe për gjitha ndeshjet tjera.
Shfrytëzoj rastin të përgëzoj trajnerin Basri Latifi dhe të gjithë stafin e trajnerëve që me organizimin e mirë, punën e tyre të palodhur kan arritur të motivojnë ekipin që të jemi të gatshëm maksimalisht për të bërë paraqitje shumë të mira”, tha ajo.