Dje dhe sot në arenën “Toshe Proeski në Shkup Federata atletike e Maqedonisë së Veriut organizoi garat atletike në shumëgaresh në të gjitha kategoritë.
Atletja 14 vjeçare nga klubi atletikës “LIRIA”, Lina Iseni, u promovua në kampione dhe rekordmene në Pentathlon- pesëgaresh me një rezultat bindës, duke lënë prapa atletet e klubeve Kumanovo dhe klubit Delta nga Shkupi.
Garat janë mbajtur në kategoinë e Pionereve U-16.