Etem Xheladini
Deri kur do të heshtet realiteti, dhe do tju krijohet lluksi disa të mjerëve të përvetësojnë meritat e atyre që kontribuan ndër vite e mote për kauzën kombëtare.
Eh të mjerë!
Do të ju kujtojë kohën e gjeneratës time kur ishim të rinjë, e në aktivitete me bashkëveprimtarët, duke vepruar për kauzën, edhe ate legalishtë, si me rastin e mbështetjes të vëllezërve në Kosovë me ndihma humanitare nga viti 1981, pas suprimimit të autonomisë, e deri në çlirimin e sajë më 1999, si dhe ri-hapjes të paraleleve të Gjimnazit në gjuhën shqipe pa pëlqimin e pushteti të asajë kohe (në vitin 1991), dhe paralelet në gjitha qendrat të shkollave të mesme ( nga 1992-1994), e deri te Fakulteti i “AB” në Kumanovë ( më 2007/08), nuk donit t‘na shihnit me sy, pasi ju prishëm jaraninë me ata që i mbyllen shkollat e mesme viteve 87/88-ta, e tani kur jemi në pension duani të na anatemoni vazhdimisht, këtu apo atje kudo që ndodheni, vetem e vetëm mos ti shpalosim të bërat e tuaja, qoftê në biseda rasti, tubime, po edhe në botimet tona, ku mundohemi rinisë tju tregojmë realitetin me fakte e argumente, se këtu ku jemi është dhënë shumë mundë e sakrificë.
Na keni urryer çdo herë e në çdo mënyrë, saqë kishte momenti ku shpifët shumë herë duke na denuar me denyme të natyrave të ndryshme si nacionalist, seperatist e çka jo , por falë avokatëve nga Kosova asaj kohe Bajram Kelmendit, Mahmut Halimit, Hasan Hotit e Faruk Korenicës, nuk ja arritët qëllimit për të na burgosur me vite, siç vepruan paraardhësit tuaj duke denuar e burgosë shumë atdhetarë, e të ndërpritni aktivitetet tona e bashkëveprimtarëve tanë të shumtë, në laminë e arsimt shqip, humanitetit e kauzës kombëtare.
Dua të kujtojë rinisë të mrekullueshme që kemi të edukuar kombëtarishtë e fetarisht, se disa puthadorësh, pushtetar shqipfolës, ca hyzmeqarë të policisë edhe shtetit shovenist, gjeten përkrahje dhe bashkëpunuan edhe me disa individ klerik fetar, kështu që pos, që dëmtuan kauzën kombētare ata damtuan edhe institucionet fetare duke mbështetur rryma të ndryshme-sekte që bënin përçarje në popullatë, e sidomos në shkollimin e rinisë tonë, me që ishin në shërbim të shtetit të hajnave që e dërmuan popullin deri në palcë!
Këto maskarenjë deshën të na shkatrronit lirinë dhe rininë, po prap kamë bindjenë se kurrë nuk do tju dorëzohenë juve, shqiptarët qëndruan stoik dhe besnik bindjeve tyre, duke qenë të vetëdijshëm se vetëm para Zotit japin llogari për punët dhe veprimtarin që bëjmë, e askujt, po as një pushtetari e pushteti shovenist e kriminel nuk do ti përkulen.
E ju! Ju që mbetët gjithnjë një hordhi pushtetarësh që historia do të ju denojë, ju sahanëlëpirës , që e ngatërruat politikën me biznesin, si në pushtetin e kaluar komunist, po edhe pushtetin aktual gjoja pluralist, politikën e bëtë biznes, po jo „biznes“ i interesave kolektive, po biznes privat, ku duke damtuar kauzën kombëtare për një tender më shumë për bashkëpartiakët, familjarët e tuaj , përmjë veturë më të mirë dhe një shtëpi më luksoze, me këto hajninë tuaja, krime ( duke i mbushur burgjet me njerzë të pa fajshëm), me korrupsionin, klientelizmin, nepotizmin tuaj çdo ditë e më shumë po e damtonë popullatë shqiptare, çdo ditë e ma shumë, duke na penguar edhe fëmijët tanë si në punë edhe në ngritje, në karierë, në avansime e gjithçka, me qëllim mos tju prishinê jaranin me pushtetarët sllavë, që ju lanë trashigimi paraardhësit tuaj.
Të mjerë ju tani dëshironi ta mbuloni turpin tuaj, duke i minimizuarë kontributet e atyre që kontribuan ndër vite, duke sakrifikuar çdo gjë nga vetja që shqiptarët të jetojnë të lirë, të barabart në trojet e tyre.
Çfarë mjerana pasi qenë ?
Kujtoni se populli ka nevojë për Ju të tillë!
Kurrë Jo !