Shkruan: Selver Jashari
Me 250 gr kaffe, një çokolladë dhe naj lëng pjeshke apo portokalli kryje gati çdo punë në administratë..
Për në spitale të duhej një qengj, apo edhe naj dash për raste më të ndërlikuara..
Por kur të zinte belaja me gjykatat, skishe çare pa e zgjidh viçin apo lopën prej kërpeshi, se t’i “rruante” prokurori e gjykatësi…
Tani është edhe më rëndë!
Pas reformave të shumta ndër vite dhe luftës së paepur kundër korrupsionit(), tani po të zuri diku taksirati me administratën, shëndetësinë apo mos edhe me drejtësinë, po s’pate kesh nën jastëk lirisht hyrë kredi n’bankë deri n’fyt se nuk shpëton kollaj.