Anëmsha Shabani
Kumanovë, 21 mars – 21 marsi është dita botërore e sindromit down. E pikërisht në këtë ditë pranverore Open-TV vizitoi Shoqatën e vetme për fëmijë me nevoja të vecanta Vlera në komunën e Likovës. Atje na priti drejtori i shoqatës, defektologu, Berat Duraki. Ai foli për vështirësitë, kënaqësit, por edhe sfidat që përjeton me fëmijët me nevoja të vecanta.
“Idea lind në bazë të nevojës, në fillim ka qenë nevoja e më pas ka ardhur edhe idea. Shoqata Idea është shoqatë për edukim special të fëmijëve, e cila ka filluar për herë të parë në komunën e Likovës. Idea kryesore erdhi pasi ishte një rritje e numrit të madh të fëmijëve me nevoja të veçanta. Duke marrë parasysh se ne kemi një ekip special multi disciplinar dhe edukator si psikolog, logoped, psikoterapist, kryejm shërbime duke filluar nga rastet më të lehta e deri te ato pak më të vështira”, tha Duraki.
Ndërkaq misioni i Durakit ishte që termi “edukim special” të trokas në çdo derë të këtij vendi, duke thyer edhe shumë barriera.
“Misioni ynë është të promovojm vlera. Me seminaret dhe konferencat e organizuara kemi thyer shumë barriera në shoqëri, etiketat e mëhershme të personave me nevoja të veçanta thuajse janë zhdukur dhe janë zëvendësuar me vetëm persona me nevoja të veçanta apo ndryshe.
Ai shtoi se që nga ky vit shoqata ka filluar të punoj edhe në diaspor duke rritur edhe kudër më të mirë.
E për fund ai dha një mesazh dhe thirrje deri te prindërit t’i pranojnë fëmijët në atë formë që janë dhe mos ta vuajnë diagnozën e fëmijës si dhe të veprojnë në kohë.
Nga ana tjetër logopedja Lela Mamuti tregoi për vështirësit me fëmijët me sindromin down.
“Vështirësit janë të ndryshme, duke marrë parasysh se në cilën fazë janë si dhe duke ardhur deri tek rehabilitimi i duhur duke filluar qysh në fazat e adaptimit të fëmijës deri tek një seancë produktive 100 për qind. Sindromi down është një çrregullim gjenetik që e shoqëron fetusin që nga ngjizja e që e shoqëron gjatë gjithë jetës. Personat e prekur nga sindromi down kanë ngecje në zhvillimin mendor dhe fizik, por që ne si shoqatë i rehabilitojmë edhe këta persona. Ne i mësojmë të shkruajn dhe të lexojnë me çrast ndihen edhe më ekualist në ekosistemin njerëzor”, theksoi Mamuti.
Ajo tregoi se sfidat janë të ndryshëm, mirëpo zakonisht i reduktojnë këto lloj sfidash pasi që dashuria për profesionin e bënë më të lehtë.
Video e plotë: