Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, thotë se zjarri që mbrëmë përfshiu Gjykatën Themelore në Kumanovë është vënë nën kontroll dhe se çfarë saktësisht ka ndodhur duhet të tregojë hetimet.
Një operacion vërtet i vështirë, fillon diku në orën 01:30, tani është drejt fundit. Më e rëndësishmja për mua është që për momentin nuk ka viktima njerëzore, të lënduar, ekipi i zjarrfikësve e ka kryer punën e vet me përkushtim dhe profesionalizëm, për këtë i përgëzoj”, tha Dimitrievski për “Sitel”.
Ai theksoi se hetimi duhet të përcaktojë se në çfarë baze dhe si ka filluar zjarri, nëse zjarri është shkaktuar qëllimisht apo është shkaktuar nga instalimi elektrik dhe të përcaktohet përgjegjësia për gjendjen e vetë instalimit elektrik.