Radhë të gjata të aktivistëve të BDI-së po e prisnin sot liderin e tyre, Ali Ahmeti, në komunën e Likovës, shkruan Open-TV.
Kreu i BDI-së i përshëndeste të gjithë një nga një, por një përshëndetje paksa më të ngrohtë e pati me mjekun e njohur nga Vaksinca, Bujar Selmani.
“Të gjithëve na përshëndeti, e kur u përshëndetë me mua më pyeti: Si të kam? Ia ktheva: Komandant ne jemi mirë, kur ty të kemi mirë. Unë kam respekt të madh për Ali Ahmetin, por edhe ai ka respekt për babain tim dhe familjen time”, deklaroi mjeku Bujar Selmani për Open-TV.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorët e tij sot ka marrë pjesë në përurimin e rrugës lokale Ropalcë-Matec të komunës së Likovës dhe dy projekteve në fshatin Hotël./Open-TV/