• Impressum
  • Na Kontaktoni
March 21, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Kosovë

Drejtori i Kulturës së Bujanocit thirret nga gjykata serbe, shkak flamuri kombëtar

February 5, 2022
in Kosovë
Drejtori i Kulturës së Bujanocit thirret nga gjykata serbe, shkak flamuri kombëtar
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Bujanocit, Granit Sadriu, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesë nga gjykata në Serbi që të paraqitet në gjyq.

Sipas Sadriut, ftesa për tu paraqitur në gjyq vjen pasi drejtoria të cilën ai e udhëheq ka arritur që ta siguroi sallën për mbajtjen e festës së 28 nëntorit.

“Për të shënuar 109 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, normalisht vendosëm edhe flamurin shqiptar. Sepse nuk mund të kremtohet kjo ditë pa simbolin e saj më emblematik”, ka shkruar Sadriu, transmeton Klankosova.tv.

Ai thotë se kjo ftesë për gjyq është përndjekje në baza etnike, dhe se procesi gjyqësor nuk është gjykim personal kundër tij, por edhe gjykim kundër një përfaqësuesei politik të komunitetit shqiptar.

“Më shumë se kaq, është pjesë e një megaplani shtetëror të Serbisë për spastrim etnik të shqiptarëve nga trevat tona në Kosovën Lindore. Sikur fshirja sistematike e adresave, përmes strategjive të tilla të deportimit, Serbia synon ta bëjë të pamundur jetesën në shtëpitë dhe vatrat tona”, shkroi tutje Sadriu,

Më tej,Sadriu u bëri thirrje institucioneve të Kosovës e Shqipërisë që të marrin masa e ta rikthejnë Luginën në agjendë politike.

Përveç Kosovës e Shqipërisë, Sadriu i bëri thirrje edhe BE-së që të ushtrojë trysni mbi Serbinë që ajo të trajtojë shqiptarët në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Apeli im është jehonë e lutjes së shqiptarëve që po përballen me valë të pandërprera të elaborateve serbe për zbrazjen e këtyre viseve nga popullata e saj autoktone shqiptare”.

“Kërkojmë nga vëllezërit tanë në Kosovë dhe Shqipëri që të mos lënë në harresë një pjesë të ndërgjegjes kombëtare në harresë dhe në mëshirën e tiranëve të Beogradit”.

“Pamundësisë sonë për të shprehur lirshëm e me krenari simbolet dhe identitetin tonë duhet t’i vije fundi dhe kjo mund të ndodhë vetëm përmes bashkimit të Kosovës Lindore me shtetin amë të Kosovës”, ka shkruar Sadriu.

Ai bëri lutje që thirrjet e tyre të dëgjohen derisa, sipas tij, të jetë e mundur të flasin nga atje, teksa tha se një ditë ndoshta s’do ta kenë as këtë të drejtë.

Related Posts

Mbulohet aktorja që publikoi videon e gruas që u rrah në Pejë: Nuk e kam problem edhe nëse nuk punoj
Kosovë

Mbulohet aktorja që publikoi videon e gruas që u rrah në Pejë: Nuk e kam problem edhe nëse nuk punoj

March 20, 2023
Befason katoliku Beka Zefi: Për komb, unë sonte bëhem mysliman – Shikoni reagimin e priftit!
Kosovë

Befason katoliku Beka Zefi: Për komb, unë sonte bëhem mysliman – Shikoni reagimin e priftit!

March 20, 2023
Baba sheh i kërkon martesë të përkohshme me kontratë Ikballe Hudutit, nxehet keq ajo – Ja çfarë ndodh!
Kosovë

Baba sheh i kërkon martesë të përkohshme me kontratë Ikballe Hudutit, nxehet keq ajo – Ja çfarë ndodh!

March 20, 2023
Rexhën nuk e mbyti kali, por axha i tij!?
Kosovë

Rexhën nuk e mbyti kali, por axha i tij!?

March 19, 2023
E rëndë: Nëna rrahet keq nga djemtë e saj, ja ku ka ndodhur!
Kosovë

E rëndë: Nëna rrahet keq nga djemtë e saj, ja ku ka ndodhur!

March 19, 2023
Fatmir Limaj, Albin Kurtit: Jep dorëheqje!
Kosovë

Fatmir Limaj, Albin Kurtit: Jep dorëheqje!

March 19, 2023
Next Post
Sot mbahet seanca e përbashkët qeveritare mes Shkupit dhe Sofjes

REL: Fshehja e thelbit të kontestit rrënon bisedimet Shkup-Sofje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK