Driton Memeti, inxhinier i Informatikës, është zgjedhur mbrëmë kryetar i degës së FRASH-it në Kumanovë. Ai ka marrë 125 vota.
Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të ASH-së:
Sonte në Kumanovë në një atmosferë mbresëlënëse e në prezencë të Kryetarit të Kuvendit të Aleancës Ziadin Sela, Sekretarit organizativ Isen Shabani, nënkryetarit të Aleancës Emi Aziri dhe Kryetarit të degës Arsim Hasani u mbajt Kuvendi i FRASH-it!
Kryetar i degës së FRASH-it me 125 vota u zgjodh Driton Memeti, inxhinier i Informatikës! U zgjodhën edhe organet tjera të degës!
Kumanova dëshmoi se është me Aleancën!