Opinioni i profesor Shpëtim Duros pas fitores së madhe ndaj FC Shkupi
“Ishte një ndeshje tejet e rëndësishme, e para se ishte debutimi im si trajner dhe e dyta që kishim përballë ekipin kampion, një skuadër me shumë potencial dhe ishte lufta për të fituar pozicion në renditje”.
Vetëbesimi te skuadra pas kësaj fitore…
“Patjetër fitore të këtilla ndaj një kundërshtari direkt rrisin besimin në skuadër dhe besoj se me këtë fitore është rritur besimi. Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm deri në fund të kampionatit sepse do të jetë një kampionat me rivalitet shumë të forte”.
Fitorja mund të ishte edhe më e thellë….
“Siç potencova FC Shkupi ka një skuadër me shumë potencial në fazën e mesfushës dhe sulmit dhe në këto ndeshje interpretimi duhet të jetë perfekt sidomos në aspektin mbrojtës. U përqëndruam në mbulimin e pikave të tyre të forta, siç ishin Alvarez dhe Hamidi, dhe i’a arritëm. Luajtën jashtëzakonisht mirë, mesfusha, por edhe kundërsulmet e shpejta, përmes të cilave siç e patë edhe ju gjatë pjesës së dytë mund të shënonim edhe ndonjë gol tjetër dhe mund të përfundonte me një rezultat edhe më të thellë”.
I kënaqur me interpretimin e skuadrës…..
“Jam shumë, shumë i kënaqur, patjetër me fitoren, por gjithashtu në mënyrën edhe si interpretoj skuadra në fushë, një skuadër shumë e disciplinuar në të gjitha aspektet”.