Futbolli është më shumë se një lojë, dhe Kupa e Botës është më shumë se futboll! Investimi është i madh, lojtarët janë nën presion jonormal dhe emocionet shpesh kanë luajtur një rol kyç në marrjen e vendimeve në fushë. Se kështu është këtë më së miri në lëkurën e tij e kishte ndjerë francezi i famshëm, Zinedine Zidane, të cilit i kushtoi shtrenjtë një reagim i pamenduar e emocional.
Në stadiumin Olimpik të Berlinit, më 9 korrik 2006, Franca dhe Italia u ndeshën në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Ishte ndeshja e lamtumirës së legjendarit Zidane… Dhe gjithçka nisi shkëlqyeshëm për francezin.Ishte minuta e 17-të kur ai i dha epërsinë kombëtares së tij nga penalltia. Megjithatë, vetëm 12 minuta më vonë, “heroi” i dytë i kësaj historie, Marco Materazzi, barazoi për italianët pas një këndi. Ndeshja shkoi në kohë shtesë dhe në minutën e 109-të u pa një nga lëvizjet më mbresëlënëse në historinë e futbollit.
Pas një dueli verbal, Zidane goditi fort me kokë Materazzin në gjoks, për të cilin mori direkt një karton të kuq.
Nuk pati duel, Zidane po vraponte drejt portës së tij dhe në video shihet se Materazzi i hidhte diçka… Francezi u kthye papritur, i inatosur iu afrua italianit dhe e goditi fort me kokë. Materazzi ofendoi familjen e tij, kështu që Zidane u trondit.
Dhjetë vjet më vonë, italiani legjendar shpjegoi në biografinë e tij se çfarë ndodhi atë mbrëmje në stadiumin e Berlinit.
Në një duel, ai e tërhoqi Zidane nga fanella, kështu që francezi i tha: “Nëse do fanellën time, do ta marrësh pas ndeshjes”. Materaci iu përgjigj fjalëve të Zidane: “Më mirë ta marr atë kurvën tënde” Më pas Zidanit iu errësuan sytë…
Pas ndeshjes u spekulua se Materazzi kishte fyer nënën e francezit dhe më pas ai pranoi se në fakt i referohej motrës së tij.
“Ajo që i thashë ishte për motrën e tij, jo për nënën e tij siç raportuan mediat. Nëna ime vdiq kur isha adoleshent, kur isha vetëm 15 vjeç. Unë kurrë nuk do të ulem aq poshtë sa të fyej nënën e dikujt. Unë kurrë nuk e kuptova plotësisht gjithë atë pluhur të ngritur rreth atij incidenti”, ka shkruar Materazzi.
Ishte ndeshja e fundit në karrierën e një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit dhe ndoshta një e metë në të. Mori karton të kuq dhe Franca humbi finalen me penallti.
Dy lojtarët e lartpërmendur janë takuar krejt rastësisht katër vjet pas incidentit dhe ka ndodhur një pajtim.
“Ne u takuam në parkingun e një hoteli në Milano. I thashë se më vjen sinqerisht keq për gjithçka që kishte ndodhur dhe se për mua ishte një gjë e së kaluarës. Ai më tha se nuk ishte më problem për të. As mos u shqetësoni, dhe pas kësaj ne shtrënguam duart dhe u përqafuam”, kishte thënë Materaci.
Një nga lëvizjet më tronditëse në historinë e Kupës së Botës frymëzoi artistin algjerian Adel Abdesemed për të krijuar një skulpturë që përshkruan incidentin e famshëm. Statuja është ekspozuar në shumë muze në mbarë botën.