Pas largimit të Xhelil Asanit dhe Ilirid Ademit, pjesë e Erzenit më nuk është as Ardit Iljazi. Kështu njofton faqja Erzeni ndër vite.
Ja njoftimi i plotë:
Ardit Iljazi mbrojtësi 23 vjecar nga Gostivari i cili u aktivizua për 31 ndeshje sezonin e kaluar me fanelën shijakase ku në 27 ndeshje i nisi si titullar dhe 4 ndeshje si zëvëndësues duke zhvilluar 2340 minuta me K.f. Erzenin në “Abissnet Superiore”
Erzeni Ndër Vite e falenderon përzemërsisht për kontributin e tij me fanelën e Erzenit ku prezenca e tij ishte e një klasi të lartë në fushën e blertë të lojës, ku na dhuroi shumë emocione me kontributin e tij ku bashkë me ish shokët e tij të ekipit arritën ti mbajnë shijakasit sërish në 10_të ekipet më të mira të kategorisë “Abissnet Superiore”
Faleminderit Ardit Iljazi
Gjithë të mirat në karrierë, jetë dhe familje.