Boksieri nga Shkupi, Jasin Lama, ka shkëlqyer edhe në meçin e tij të dytë në boksin profesionist, duke e mposhtur me nokaut hungarezin Gyula Rozsas, mbrëmë në Durrës.
Ai i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.
“Elhamdulilah. Fitorja e dyt me K.O ne boksin Profesionist ndaj boksierit Hungarez ne Durres
Faleminderoj familjen time, ekipin tim per punen e palodhshme ne krye me Faton Salihun pa te cilin nuk do ti kisha keto suksese, poashtu perkrahjen e pa rezerv gjate karieres time Jeton Aliun nga Euro Aktiva qe na perkrah ne kete rruge
Ju falenderoj nga zemra te gjithve per perkrahjen
TEAM JASIN “THE LION” LAMA”, ka deklaruar Jasin Lama.
Më 30 korrik, në Tetovë, Jasin Lama arriti fitoren e parë në boksin profesionist, duke mposhtur bullgarin, Samuil Dimitrov me nokaut. /Open-TV.