Klubi i futbollit Liria nga Çerkezi i Kumanovës ka qenë ndër klubet më të dashura të futbollit në Kumanovë. Përvec se bënin gara në futboll të madh, ata kanë qenë mjaftë aktiv edhe në turnet që organizoheshin në futboll të vogël.
Kjo foto është e vitit 1986 në turneun që organizohej nga gazeta “Vecer” në Kale të Shkupit.
Në foto janë emrat e këtyre lojtarëve: Fatmir Selmani, Hazir Shabani, Telat Emini, Selver Hasani.
Ulur nga e majta: Lulzim Aziri, Fesnik Musliu, Adnan Islami dhe Sadri Halili.
Falënderojmë lexuesin tonë Hazir Shabani për foton e dërguar për në rubrikën “Foto Retro”./Open/Tv/