Dy ish-lojtarët e njohur të Bashkimit të Kumanovës janë takuar sërish pas tre dekadash, shkruan Open-TV.
Skender Ismaili nga Likova-Kumanova dhe Nazmi Rama nga Mitrovica janë takuar te Shkëmbi i Kavajës në Shqipëri, ku me shkollat e tyre të futbollit po marrin pjesë në një turne futbolli.
Gëzimi i tyre që u takuan prapë njëri-tjetrin nuk mund të fshihej. Ata kanë pirë kafe dhe kanë shkrepur foto të cilën e kanë dërguar deri te Open-TV.
Ismaili dhe Rama kanë luajtur së bashku për Bashkimin në sezonet 1993/94 në Ligën e Tretë, e pastaj edhe në Ligën e dytë (1994/95). Në atë kohë mbahet në mend fitorja e thellë (1-4) në kupë ndaj skuadrës së Ligës së Parë, Cementarnica në Shkup. (Open-TV)