Trajneri i njohur Xhengis Rexhepi ka qenë i ftuari i radhës në emisionion ‘Goli i Europianit’ në Open-TV.
Trajneri tetovar ka analizuar dhe parashikuar ndeshjet e 1/8-së së finales në EURO 2024.
Sipas tij në 1/8-ën e finales po përballen favoritët me jofavoritët.
Ai tha se loja e Anglisë s’po i pëlqen përgjatë këtij kampionati.
“Loja e Anglisë në këtë kampionat ka qenë për të ardhur keq, s’po më pëlqen fare, se po bëhem si Ismet Munishi”, tha ai.
Rexhepi pohon se Spanja dhe Anglia nuk do ta kenë lehtë përballë Gjeorgjisë dhe Sllovakisëë, por thotë se do të kalojnë në cerekfinale. Ja parashikimet e tij: