“Risi besoj se do të ketë brenda këtyre dy ditëve. Kam pasur pesë-gjashtë oferta nga Maqedonia dhe Kosova, jemi afër me një skuadër që pretendon Superligën e Kosovës, një skuadër e madhe, ka fituar tituj, është një skuadër që ka traditë futbolli. Drejtuesit e klubit e kanë bërë të pamundërën që të më bindin, jemi në përfundim të bisedimeve, kanë mbetur vetëm detaje”, deklaroi trajneri Xhengis Rexhepi në emisionin “Goli i Europianit” në Open-TV.