Njerëzit e mirë dimrin e bëjnë verë!
Emocione të mëdha po përjetojmë gjatë realizimit të ciklit më të bukur në Open-TV: “Historia e fshatit tim”.
Së bashku me grupin e xhirimit: gazetarin Selajdin Shabani, operatorin Muhamed Beluli, veprimtarin e njohur Etem Xheladini dhe kryetarin e shoqatës “Allasheca”, Nehat Xheladini, u nisëm për në fshatin malor Allashec të komunës së Likovës, ku kaluam një ditë të bukur, si të ishte ditë vere! Atje na u bashkua edhe Sevdail Neziri-Salo Boden, anëtar i shoqatës “Allasheca”.
Historia e fshatit Allashec në Open-TV do të zbulohet me rrëfimet emocionuese nga Etem Xheladini, ndërsa detaje për investimet që janë bërë në këtë fshat që po ringjallet tregoi edhe z. Nehati.
I falëndërojmë për drekën e organizuar!
Gjithashtu një falënderim të madh për kompaninë “On Construct”, të mikun tonë, mërgimtarit Ismet Ajeti që jeton dhe vepron në Bruksel të Belgjikës, për mbështetjen e emisionit. Rrëfimet e padëgjuara për fshatin Allashec shumë shpejt vetëm në Open-TV. Mbrëmje të qetë miq.