Drejtori aktual i Shtëpisë së shëndetit në Kumanovë, Faruk Alili, ka thënë për Open-TV se nuk do kandidohet për kryetar dege të BDI-së në Kumanovë.
Ai ka deklaruar se do të tërhiqet nga gara dhe do të mbështesë kandidaturën e Ridvan Asanit, stomatolog.
“Unë tërhiqem dhe i jap përkrahje Ridvan Asanit, stomatolog. Të them të drejtën ne të gjithë jemi miq mes vete, edhe me Fitorin dhe me Ridvanin, gara do të jetë demokratike, por unë do ta mbështesë Ridvanin. Dega e BDI-së në Kumanovë do të ketë vetëm dy kandidatë që do të konkurrojnë për kryetarë, Ridvan Asanin dhe Fitor Jakupin. Le të fitoj më i miri”, tha Faruk Alili, për Open-TV.
Dje në portalin Open-TV u përfol se edhe Faruk Alili, drejtor aktual i Shtëpisë së shëndetit në Kumanovë, do të kandidatohet për kryetar dege të BDI-së në Kumanovë, pas Amir Shabanit dhe Fitor Jakupit. (Open-TV)