Kombëtarja e Maqedonisë në futboll do të jetë pa shërbimet e Valon Etemit. Ai është i lënduar dhe nuk do të mund t’i përgjigjet thirrjes së trajnerit Bllagoja Milevski.
“Për shkak të një lëndimi, Valon Etemi nuk është në gjendje të vihet në dispozicion të Kombëtares A të Maqedonisë për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Anglisë, të vlefshme për kualifikueset Euro 2024”, njoftojnë nga FFM.
Maqedoninë në kualifikueset për EURO 2024 e presin ndeshjet me Ukrainën dhe Anglinë, më 16 dhe 19 qershor.