29 gusht- Në seancën e fundit të jashtëzakonshme të Federatës Kombëtare të Boksit, Fatoni Salihu, fituesi i medaljes evropiane dhe boksieri i njohur, u zgjodh si kryetar i ri i Federatës.
Kryetari i deritashëm i Federatës Kombëtare të Boksit, Primislav Dimoski, me sukses udhëhoqi boksin në Maqedoni deri më tani. Pas dorëheqjes së tij nga detyra e kryetarit, me datë 29.08.2023, Federata organizoi seancë të jashtëzakonshme. Në këtë seancë, anëtarët e Federatës zgjodhën kryetarin e ri që do të zëvendësoi Primislav Dimoskin.
Salihu me arritjet e tij sportive, u përkushtua ta zhvillojë nivelin e boksit në Maqedoni. Duke e njohur karrierën dhe përvojën e tij të pasur, ai premtoi mbështetje për boksierët dhe talentët e rinj, si dhe për përmirësimin e proceseve trajnuese dhe të infrastrukturës sportive.
Faton Salihu gjithashtu do të ndihmojë në rritjen e prezencës së boksierëve të Maqedonisë në arenën ndërkombëtare, duke bërë përpjekje aktive për të marrë pjesë në ndeshje të ndryshme dhe për të krijuar partneritete me federata të tjera të boksit dhe institucione relevante shtetërore dhe ndërkombëtare.
Dashuria e tij ndaj sportit dhe boksit, si dhe përvoja e tij e përshtatshme, e vëndos në pozitë që të ndihmojë ndjeshëm në afirmimin dhe përmirësimin e boksit si në Maqedoninë e Veriut, ashtu dhe në nivel ndërkombëtar.
Roli i deritashëm i kryetarit Saliu ishte i përshtatshëm dhe i duhur. Para se të bëhej kryetar i Federatës Kombëtare të Boksit, Salihu pati role të rëndësishme në botën sportive. Ai ishte kryetar i klubit të boksit “Çair”, ku punoi aktivisht për zhvillimin e boksit dhe mbështetjen e të rinjve në sport.
Përveç kësaj, Salihu kryente rolin e zëvendëskryetarit të Federatës Kombëtare të Boksit, ku punoi vazhdimisht për promovimin dhe zhvillimin e boksit në vend. Për angazhimin e tij në kuadër të Federatës, ai i vendosi vetes qëllim që të krijonte kushte më të mira për boksierët në Maqedoninë e Veriut, dhe të lehtëojë pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare.
Fjalimi i Faton Salihut: