Futbollistët e Ballkanit nga Theranda e Republikës së Kosovës të mërkurën do të udhëtojnë për në Shkup për ndeshjen e parë të fazës së play-offit të Uefa Konferencë Ligës, shkruan Open-TV.
Sic mëson Open-TV, ekspedita e Ballkanit pritet që rreth orës 13:0 të mbërrijë në Shkup dhe do të vendosen në hotel Hilton. Do të ketë konferencë për media dhe në orët e mbrëmjes stërvitja zyrtare para ndeshjes së ditës së enjte në stadiumin Arena “Todor Proeski” me fillim prej orës 21:00.
Kjo ndeshje për të dyja ekipet do të jetë historike, pasi fituesi do të luaj në grupet e Ligës së Konferencës.
Gjyqtarët e ndeshjes janë nga Islanda, kryesor do të jetë Ivan Ori Kristjanson, do ta ndihmojnë Birkir Sigurdason dhe Johan Gudmundson, i katërti do të jetë Torvaldur Arnason.
Ndeshja e kthimit do të luhet me 25 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Open-TV.