Klubi i futsallit FC Lindorët nga Presheva, nesër (e hënë) do të jenë mysafir i klubit të futsallit Karadaku nga Likova.
Ndeshja do të luhet në sallën sportive në fshatin Likovë me fillim prej orës 18:00.
“Do të mundohemi që të kemi loja të tilla vëllazërore sa më shpesh për të rritur nivelin e ekipit. Ndeshje të tilla janë tejet të rëndësishme për formën e ekipit duke synuar përgaditje më të mirë për ndeshjet në kampionat. Falëmnderojmë vëllezërit tanë nga Likova për ftesën ndaj klubit tonë.
Falemnderit KKSH-së për mbështetjen e projektit tonë.
Jemi të hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen sponzor për klubin tonë”, thuhet në njoftimin e FC Lindorët.
Kjo miqësore do të jetë një mundësi shumë e mirë për dy trajnerët që të shohin se ku qëndrojnë ekipet e tyre para ndeshjeve të ardhshme kampionale. (Open-TV).