Një foto, plotë kujtime. E kjo fotografi brenda saj ka shumë kujtime. Fotoja është e vitit 1996, e shkrepur në stadiumin e qytetit në Kumanovë. Në foto janë disa legjenda të klubit të atletikës Teuta, shkruan Open-TV.
Njëri prej tyre në foto është Ferat Azizi, e cili e ka publikuar foton në Facebookun e tij. Ai me nostalgji ka shkruar:
“Foto me legjendën e atletikës, të ndjerin, Junuz Junuzi, me legjenden tjetër të gjallë Sami Imeri, si dhe me Kire Stojanovski, Burhan Kadriu dhe unë Ferat Azizi. Çfarë fati të stërvitesh me këta legjenda. Jam krenar që kam qenë me një ekip me këta ‘bisha’, ka shkruar Azizi, i cili sot është trajner në KA Teuta nga Kumanova./Open-TV/