Me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve të shërbimeve mjekësore dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore, në Kumanovë ka filluar rikonstruimi i objektit në Lagjën e Trimave, me çka u ofrohen lehtësi më të mëdha banorëve të lagjës gjatë shërbimeve mjeksore.
Drejtori z.Faruk Alili paralajmëroi edhe hapjen e një laboratori në këtë lagje ku qytetarët tanë do të kenë mundësinë ti shfrytëzojnë shërbimet laboratorike.
Punimet që kan filluar muaj më parë, po vijojn me intensitet të lartë në objektet e Ndihmës së Shpejtë, Dispanzerit të vaksinimit, ambulantës së natës dhe objektit për vizitat shtëpiake.