“Nuk jemi para ambasadës gjermane për të kërkuar vizë, por jemi në fshatin Radushë, dhe këtu para disa ditëve është shfaqur flamuri gjerman, të shohim cila është arsyeja e vendosjes së këtij flamuri në këtë fshat.”
“Shumica e të rinjve janë jashtë në Gjermani, 80 % e të rinjve janë në Gjermani. Të rinjtë si ta kryjnë shkollën e mesme nëse nuk gjejnë rrugëdalje të gjithë ikin jashtë, kanë ikur e gjithë rinia, nuk kanë mbetur” – tha Isen Ebibi, banor.
– Unë jam në Ceki, në kufij me Gjermaninë.
– Si e komentoni vendosjen e flamurit Gjerman?
– Ua kanë dhënë kushtet, të gjithë atje punojnë
– D.m.th. në shenjë respekti për shtetin Gjerman
– Po sigurisht
E Xhevdeti edhe pse ishte i punësuar tha se po ti jepej mundësia e punësimit në Gjermani nuk do të mendonte dy here.
“Flamuri gjerman është në shenjë respekti, shumica e të rinjve por ka edhe familjarë që janë atje. Këtu nuk ka kushte për jetesë, 300 euro rrogë, 100 euro paguajmë rrymë e ku mbeten gjerat tjera. Këtyre duhet me ua shtruar tepihun e kuq e jo vetëm flamurin” – Xhevdet Ebibi banor.
Ndryshe, fshati Radushë është 17 kilometra larg komunës së Sarajit dhe sipas regjistrimit të fundit të popullatës ka afër 2000 banorë, por shumica e tyre kanë emigruar drejt Gjermanisë ku edhe kanë hapur bizneset e tyre.