Ekspedita e Besës është nisur sonte drejt Antalisë, ku do të kryejë fazën kryesore të përgatitjeve për pjesën pranverore në LDFM.
Skuadra nga Dobër Dolli është klubi i dytë nga Liga e dytë, përveç Gostivarit, i cili një pjesë të përgatitjeve do t’i bëjë në këtë qendër të njohur sportive dhe turistike turke.
Besa do të qëndrojë në Antalia deri më 5 shkurt, ndërsa “djemtë” e strategut Aleksandar Tanevski do të luajnë së paku tri ndeshje miqësore me kundërshtarëve të fortë.