Burim Zendeli, ishfutbollisti i njohur i KF Shkëndija nga Haraçina, ka shpërndarë një fotografi të rrallë gjatë kohës së tij si futbollist aktiv, përcjell Open-TV.
Në fotografin e publikuar në Facebook, Zendeli duket i veshur me uniformën e ekipit të Kastriotit nga Kërçova, së bashku me bashkëlojtarët e tij të tjerë.
“Nëse nuk gaboj fotografia është e vitit 1996 gjatë një turneu në futboll të vogël në Kërçovë. Ky ekip e pati fituar vendin e parë për herë të parë, në finale e mposhtëm ekipin e Napredokut me rezultat bindës 4-0. Ishte një fitore e pabesueshme”, kujton Burim Zendeli, legjenda e dikurshme e Shkëndijës.
Për ekipin e “Kastriotit” kishin kuajtur emra të mëdhenj të asaj kohe:
Në këmbë, nga e majta: Ismail Skenderi, Xhemal Zeqiri, Burim Zendeli, Muzafer Salihu, Arben Nuhiu.
Ulët nga e majta: Ramiz Ballazhi, Evzi Aliu dhe Qenan Kadriu. (Open-TV)