Kjo fotografi është e fillimviteve të 90-ta. Është KF Mërgimi nga Kumanova. Një fotografi e një kolektivi të mrekullueshëm dhe me futbollistë të talentuar, shkruan Open-TV.
KF Mërgimi bënte gara në Ligën e Tretë-Grupi Veri dhe kishte një publik të mrekullueshme. Kur luante Mërgimi tribuna e stadiumit të qytetit në Kumanovë mbushej plot me dashamirë të futbollit.
Nehat Jashari, lexues i Open-TV që jeton në Francë na e ka dërguar fotografinë në fjalë.
Atij nuk i kujtohen të gjithë emrat, por i tregoi disa nga ata.
“Në të majtë në të djthatë në këmbë është daja Nez, i dyti nuk më kujtohet, treti Muhadin Demiri, pastaj Milaimi, Nazimi, Skenderi, Selajdin Musliu, Bashkimi, Agimi, Shaqiri, Unë, këta tjerët s’më kujtohen. Ndërsa, ulur nga e majta në të djathtë: Qenan Ameti (i ndjerë), Fesnik Musliu, Lulzimi Aziri,.. Naimi,…Naseri, Agimi dhe Naipi”, ka shkruar në inboxin e Open-TV, Nehat Jashari, ishportier i njohur./Open-TV/