15 mars – Gjeneratat e vjetra shumë herë emocionohen kur kujtojnë të kaluarën e artë të tyre. Fikret Kamberi nga Kumanova, një lexues i rregullt i Open-TV ka dërguar një fotografi emocionale të babiat të tij Raqip Kamberi kur ishte refer futbolli në ligën komunale të Kumanovës.
Fotoja është e viteve 1988-90.
“Babai im 20 vite ka qenë futbollist aktiv, ndërsa 5 vite ka qenë refer në ligën komunale të Kumanovës në kohën e Ish-Jugosllavisë. Ka luajtur për disa klube të qytetit si: Bratstvo, CIK, ZIK, Jug Turist, Kumanovën dhe Ambalazhën. Kur ishte ushtar në vitin 1969 ishte pjesë edhe e Sllobodës nga Tuzlla”, tregon Fikret Kamberi.
Raqip Kamberi sot është 72 vjec dhe gëzon shëndet të mirë./Open-TV.