Kjo fotografi e vjetër me siguri se do të zgjojë mall të madh te të gjithë brezat e vjetër të klubit të futbollit Liria nga Çerkezi i Kumanovës, shkruan Open-TV.
Abedin Demiri, një lexues i rregullt i faqes sonë na solli në kujtesë këtë fotografi të rrallë që me siguri ngjallë emocione dhe nostalgji. Fotoja është e vitit 1981/82 dhe sipas lexuesit tonë të nderuar është bërë në fshatin Sllupçan gjatë finales në futboll të vogël ndaj ekipit “Progon”nga fshati Rramali në të cilën ndeshje kishte dal fitues Liria.
Për fat të keq Nexhmedin Shahini-Dini dhe Nehat Emini nuk janë më në mesin e të gjallëve.
Në foto, lart nga e majta në të djathtë: Avdi Demiri, Xhelal Ademi, Latif Tairi, Qani Aliu, Nexhmedin Shahini-Dini (i ndjerë), Nehat Emini (i ndjerë), Xhevat Saliu (mjeku), Amet Maliqi, Hafëz Ramadani, Selajdin Musliu, Skender Fetai, Zimer Avdii, Zimer Kamberi.
Poshtë, nga e majta në të djathtë: Abedin Demiri, Shaban Shahini, Muhadin Demiri, Samet Halimi, Elmaz Maliqi, Zejdi Halimi, Ismet Halimi, Nexhat Emini, Arsim Aliu./Open-TV/