U krijuan shumë spekulime pas ndeshjes me Slloveninë, ku Enis Bardhi nuk ishte titullar, ndërsa shiritin e kapitenit e mbajti Stole Dimitrievski.
Por tashmë nuk ka më dilema!
Goce Sedloski e bëri të qartë: Enis Bardhi është ende kapiteni dhe lideri i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. Vendimi për të mos e nisur ndeshjen ndaj Sllovenisë ishte vetëm taktik dhe nuk ka ndryshuar statusin e tij në ekip.
Bardhi vazhdon të jetë lideri i përfaqësueses, pasi mori shiritin pas largimit të Stefan Ristovskit.







