Me një gol në sekondat e fundit të ndeshjes, Maqedonia arriti të marrë një pikë të madhe në shtëpi në ndeshjen me Italinë nga raundi i dytë në kualifikimet për Kampionatin e Futsalit.
Në QS “Jane Sandanski” skuadra e trajnerit Vasko Skenderovski luajti 3:3 ndaj Italisë dhe morën pikën e parë, pasi pak ditë më parë u mposhtën me rezultat 5:2 në ndeshjen si mysafir ndaj Suedisë.
Golat për Maqedoninë i shënuan Ramadani, De Souza dhe Krstevski, ndërsa për Italinë dy gola i shënoi Motta dhe një Lo Cicero.
Duhet theksuar se Italia ishte duke fituar me rezultat 3:1, por vendasit në fund arritën të shënojnë dy herë për barazimin 3-3.







