Me rastin e festës së 28 Nëntorit-Ditës së flamurit kombëtar, gazetari i njohur nga Shqipëria, Marin Mema do të qëndrojë për një vizitë në komunën e Haraçinës, përcjell Open-TV.
Lajmin është bërë i ditur edhe nga shërbimi informativ i kësaj komune.
Njoftimi i plotë:
Një nga gjurmuesit e shqipëtarëve më të njohur në trojet tona z. Marin Mema, do të na nderonë me vizitën e tij në Komunën e Haraçinës.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të na bashkoheni në manifestimin kulturoro-artistik ditën e nesërme (26.11.2022) që do të fillojë nga ora 13:00.
Shërbimi për informim i Komunës së Haraçinës./Open-TV/