Dje Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje nga Hungaria në “Puskas Arena” të Budapestit.
Megjithatë, në pjesën e parë të përzgjedhurit e trajnerit Foda bënë paraqitje positive, sidomos Edon Zhegrova me disa driblime të tij.
Gazetari sportiv nga Kosova, Ylber Kelmendi ka shkruar me superlativë për lojtarin kosovar.
Ai ka deklaruar se kur të aktivizohet Zhegrova bileta e ndeshjes duhet të shtrenjtohet.
“Nëse bileta është 10 euro, kur aktivizohet Zhegrova duhet të shkoj në 15”, ka deklaruar ai.