Sot foshnje që zvarritej nëpër shtëpi, nesër në klasë të parë, shkollë të mesme e Fakultet dhe para se ta kuptojmë këtë rrugëtim ia dorëzojmë dhëndrit. Jeta po ndodh shumë shpejtë. Ta shijojmë sa mundemi.
Vallëzo me të. Fillo qysh e vogël. Mos prit ditën e saj të martesës.
Mezi pret të kthehesh nga puna. Mos u vono.
Asnjëherë mos mungo në ditëlindjen e saj. Pas dhjetë viteve nuk do t`i kujtohet dhurata. Do t`i kujtohet nëse ke qenë i pranishëm.
Është e mençur sikurse cdo djalë tjetër. Kujdesu ta kuptojë këtë.
Thuaji se është e bukur. Vazhdimisht përsërite. Një ditë, ndonjë revistë mode apo rrjetet sociale, do të përpiqen ta bindin në të kundërtën.
Mos ngurro, bleja atë telefon.
Ajo do të zihet me nënën e saj. Me kujdes zgjidh anën.
Mësoje të besojë, gradualisht, ashtu siç rritet.
Si flutur, një ditë, do t`i hap krahët dhe do të fluturojë. Shijoni ditët e saj në shtëpi.
Kjo ditë do të vijë shumë shpejt. Çfarëdo që të bësh, asgjë nuk do të të përgatisë për këtë. Sa më parë ta pranojmë këtë fakt, aq më lehtë do të jetë.
Le ta kuptojë se gjithmonë mund të kthehet në shtëpi. Çfarëdo që të ndodhë!
Bija ime! Si e vogël dëgjoje përrallat, që zakonisht përfundonin me martesën e Princit dhe Princeshës.
Sot më vjen mirë që keni gjetur përrallën tuaj, princin tënd, por dua ta dini se martesa nuk është fundi i përrallës së lumtur, por vetëm fillimi i saj!