Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tregjet” në Kumanovë, Gëzim Kadriu, ka folur për menaxhimin e ndërmarrjes, projektet dhe për sfidat e radhës që e presin në NP “Tregjet” në Kumanovë nga momenti i ardhjes së tij në këtë detyrë e deri në ditën e sotme.
Ai me kënaqësi ka deklaruar se për herë të parë ndërmarrja “Tregu”, duke punuar 10 vite me humbje, tani punon me fitim. Kadriu ka thënë se vetëm në 3 mujorin e parë, gjatë vitit 2023 është shënuar fitim prej 830 mijë denar.
Si ndërmarrje Tregu i ka kërkuar kryetarit të komunës së Kumanovës ndërtimin e një Tregu të ri.
Ai ka treguar edhe përse është mbyllur Tregu i kafshëve.
Sipas tij Ndërmarrja Tregjet kanë 750 tezge në dispozicion, kurse nga ato janë të shfrytëzuara 470 tezga.
Ai tha se nga momenti prej kur menaxhojnë me këtë ndërmarrje punëtorëve asnjë muaj nuk ju ka munguar paga, plus kemmi dhënë pagën e 13-të apo pushimin vjetor K15. Kadriu tha se ndërmarrja Tregjet janë e vetmja ndërmarrje, e cila me datë 1 i lëshon pagat punëtorëve.
-Ne ka një vit e gjysmë që menaxhojmë ndërmarrjen. Prej kur jemi ne në menaxhim kemi bërë shumë veprime, ndryshime dhe kemi ndërmarrë masa të shumta dhe aktivitete të ndryshme. Si rezultat i këtyre veprimeve padyshim se kemi arritur një gjendje favorizuese në krahasim me atë që e kemi trashëguar. Ju e dini se ndërmarrja Tregu është themeluar diku në vitin 1957 dhe nga atëherë për fat të keq nuk kemi pas ndonjë investim kapital, investim kapital në aspekt të ndërtimit, rinovimit ose të rindërtimit. Megjithate, një periudhë e gjatë, mos ta them 20 vjecare, nuk është investuar dhe si e tillë gjendja është rënduar. Ne kemi trashëguar një gjendje të rëndë financiare, pastaj është dashur që në mënyrë aktive ta ndryshojmë gjendjen të cilën e kemi trashëguar dhe në fakt kemi arritur të stabilizojnë ndërmarrjen. Unë kam nderin dhe kënaqësinë që para opinionit të them se për herë të parë ndërmarrja Tregu duke punuar 10 vite me humbje tani punon me fitim. Vetëm në 3 mujorin e parë, gjatë vitit 2023 shënon fitim 830 mijë denar. Sigurisht që gjatë kësaj periudhe kemi punuar dhe rinovuar dy lokale të rëndësishme të cilat kanë qenë të rëndë shprehur në përqindje diku 70 për qind. Sot ato lokale janë funksionale kemi qiraxhinj, të cilët janë të kënaqur. Në fakt të dyja palët Ndërmarrja Tregu dhe qiramarrësit. Kemi arritur edhe objektin ta rinovojmë, ka qenë një gjendje mjaftë e rënduar, e cila nuk i ka hije një instutcioni të gjindet në atë gjendje. Tani punimet e fundit që jemi duke i zhvilluar janë rreth vendit ku kemi caktuar një vend për shitësit e luleve. Shitësit e luleve janë në trotuare jashtë tregut dhe ne si qeverisje e pushtetit lokal kemi marrë shumë aktivitete dhe jemi duke zhvilluar shumë punime infrastrukturore dhe në atë pjesë do të ketë zgjerim të bulevardit dhe si rezultat na është paraqitur si nevojë të gjejmë një vend të posacëm për shitësit e luleve. Është me rëndësi të theksohet se mjafteshëm kemi punuar edhe në Tregun e kafshëve, i cili ka qenë jashtë funksionit për nevojat e njerëzve qofshin për tregtartë e kafshëve ose vizitorët dhe tani ato objekte i kemi vendosur që të jenë funksionale për ti plotësuar nevojat bazë ligjore.
-Për fat të keq inspektoriati i veterenarisë tetë muaj më parë ka sjell vendim për ta mbyll tregun e kafshëve në Kumanovë. Në vendimin që e kam lexuar të inspektoriatit vendimi është arsyetuar se një farmë e cila ka qenë diku 3 km afër Tregut të kafshëve është konstatuar se ka një epidimelogji tek derrët dhe si rezultat i saj sigurisht inspektorati i veterenarisë i ka protokollet e veta ligjore që kanë marrë vendim të tillë. Për mua në shikim të parë vendimi ka qenë tendencioz mbyllja e Tregut të kafshëve. Këtë e arsyetojë me faktin se RMV epidemelogji të derrave ka pasur gjithandej, kurse Tregu i vetëm që është mbyll ka qenë Tregu i kafshëve në Kumanovë. Arsyetimi nga ana e institucionit ka qenë se epidemologjia mund të jetë bartëse edhe tek njerëzit gjegjësishtë farmerët të cilët që kanë qenë të infektuar nga ai virus kanë mundur ti infektojnë tregtarët e tjerë. Me crast mendoj se ata janë shumë më të rrezikshëm nëse shëtisin lirshëm nëpër qytet dhe hynë nëpër markete dhe lokale të ndryshme ku ka shumë më shumë frekuencë të njerëzve sesa te Tregu i kafshëve.
-Ndërmarrja Tregjet disponon me numër të madh të tezgeve. Ne kemi në dispozicion dy tregje, tregu rajonal dhe tregu i gjelbërt. Diku janë 750 tezge në dispozicion, kurse nga ato janë të shfrytëzuara 470 tezga. Si rezultat i mosinvestimit ndërmarrja Tregu ka humbur kapacitetin e funksionalitetit apo të dhënieve me qira të tezgeve. Është edhe një fakt tjetër se qytetarët nuk shohin shpresë jo vetëm te Tregu i gjelbërt që të punojnë, sigurisht problem shqetësues gjithandej është migrimi dhe ika nga shteti. Si ndërmarrje Tregu në bashkëbisedim me kryetarin e komunës së Kumanovës kemi biseduar se si mund të dilet nga kjo gjendje dhe si mund të ofrojmë kushte më të mira për qyetetarët e posacarishtë për vizitorët e ndërmarrjes Tregu. Kam kërkuar që të ndërtojmë një Treg të ri, treg që do ti plotësonte të gjitha nevojat dhe kapacitetet e qytetarëve. Të ketë parkingje të mjaftueshme, të ketë tezga apo tenda të reja, lokale të reja, dhe fatkeqësishtë mos të ngelet ato pamje që datojnë nga viti 1957, sepse nuk mund të jetë funksionale dicka që është e amortizume 70 ose 80 për qind.
-Në të kaluarën ka pas edhe prolongime të pagesave, pagave të punëtorëve. Nga informacionet që tani i marrë nga punëtorët diku tre ose katër muaj kanë ngelur pa paga. Nga momenti prej kur ne menaxhojmë me këtë ndërmarrje punëtorëve asnjë muaj nuk ju ka munguar paga, plus kemmi dhënë pagën e 13-të apo pushimin vjetor K15 dhe tani lirishtë mund ta them se ndërmarrja Tregjet është e vetmja ndërmarrje e cila me datë 1 i lëshon pagat punëtorëve”, tha Gëzim Kadriu, drejtor i NP Tregjet nga Kumanova. (Open-TV)