Gëzim Kadriu, anëtar i kryesisë së degës së ASH-së në Kumanovë dhe anëtar i Kuvendit qendror, ka paralajmëruar edhe asfaltimin e një rruge tjetër në Kumanovë, përcjell Open-TV.
Bëhet fjalë për riparimin e rrugës “Sava Kovaçeviç” që shpie nga spitali i qytetit deri te bulevardi tek shkolla e mesme “Sami Frashëri”.
“Fillojnë punimet e rikonstruimit të rrugës Sava Kovaçeviq, nga spitali i qytetit deri në bulevardin tek shkolla e mesme Sami Frashëri”, ka deklaruar Gëzim Kadriu
Gëzim Kadriu është edhe drejtor i NP “Tregu i gjelbërt” në Kumanovë./Open-TV/