Vazhdon seria e fitoreve të hendbollisteve të Çairit në Ligën e Femrave. Pas triumfit ndaj kampionit, skuadra e Basri Latifit ishte më e mirë se Skopje në fushë mysafire me 37-31.
Fituesi u vendos pas pjesës së parë, kur Çairi bëri një epërsi të lartë, dhe një fakt interesant është se në këtë duel pati plot 21 penallti, prej të cilave 17 të realizuara.
Mysafiret nga Çairi pas dhjetë minutave të parë bënë me dije se kishin ardhur për fitore dhe kaluan në epërsi me 9-3. Nikoqirët e përgjysmuan rezultatin dhe arritën ta zvogëlojnë në 10-7, por përqendrimi i tyre ra sërish në fund të pjesës, kështu që Çairi arriti sërish në plus gjashtë gola, 21-16.
Trajneri i mysafirëve në pjesën e dytë u dha një shans shumicës së hendbollisteve. Chakaidzee mori një karton të kuq në pesë minutat e para, por kjo nuk ndikoi në rezultat, dhe mysafiert në mënyrë rutinore e përfunduan ndeshjen.
Golashënueset më të mira në ekipin fitues ishin Leonora Rahmani me shtatë dhe Marija Nikolovska me gjashtë gola, ndërsa në përbërjen e Skopjes, Jasmina Popova ishte golashënuesja më i mirë me tetë gola.