• Impressum
  • Na Kontaktoni
September 30, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

Hristijan Mickoski: Nuk jemi bullgarë

February 10, 2022
in Maqedoni
Hristijan Mickoski: Çdo familje është futur në borxh me mbi 200 euro për 20 ditë nga kjo qeveri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, deklaroi të enjten se nuk është optimist për zgjidhjen kontestit me Sofjen derisa pala bullgare, sipas tij, mohon identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase, apo deri sa të insistojë se “kemi histori të përbashkët që nga Mesjeta e deri në vitin 1945, apo se ne kemi qenë bullgarë”.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së tha se dëshiron marrëveshje me palën bullgare, marrëveshje e cila, sipas Mickoskit, nuk do të ishte e njëanshme apo që do të shkelte mbi dinjitetit e palës maqedonase.

“Dua të jem optimist. Ne jemi gjithmonë optimistë se do të ketë një marrëveshje të denjë, se marrëveshja nuk do të jetë e njëanshme, por do të jetë vërtet proporcionale. Por, për fat të keq kjo nuk ka ndodhur deri më tani, megjithëse më herët u binda se i kanë zgjidhur të gjitha problemet me fqinjët. Shohim që problemet me fqinjët nuk zgjidhen, përkundrazi. Nuk mund të pranojmë që kemi qenë bullgarë deri në vitin 1945, pra nga Mesjeta deri në 1945 që kemi një histori të përbashkët dhe se ne ishim bullgarë. Gjithçka tingëllon paksa paradoksale”, ka tha Mickovski, teksa komentoi zhvillimet e fundit midis dy vendeve.

Historianët maqedonas dhe ata bullgarë gjithashtu kanë shprehur pikëpamje diametralisht të kundërta për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjithashtu akuzoi Qeverinë maqedonase për mbajtjen në fshehtësi të bisedimeve me palën bullgare, duke hedhur dyshime për heqje dorë nga çështjet që kanë të bëjnë me interesat kombëtare maqedonase.

Paralajmërimet e Mickoskit, kreu i Qeverisë maqedonase, Dimitar Kovaçevski i ka quajtur “patriotizëm të rrejshëm”, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet se “Qeveria po heq dorë nga vijat kuqe të miratuara në Kuvend”.

“Është e papranueshme dhe e palejueshme për cilëndo qoftë parti politike të shfaq marketing politik të ulët dhe të lirë për interesa personale si dhe patriotizëm të rrejshëm. Për mua dhe të gjithë paraardhësit nuk ka dilema as zmbrapsje se lufta jonë ishte për liri, shtet të pavarur dhe sovran. Nuk ka asnjë lëvizje nga pozicionet tona sa i përket vijave të kuqe”, ka deklaruar kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Shkupi dhe Sofja më 25 janar kanë formuara grupe pune, të cilat do të diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik, përskaj çështjeve të pazgjidhura historike. Këto grupe synojnë që brenda gjashtë muajve të ketë rezultate, që do të çonin në një marrëveshje edhe për thelbin e kontestit, gjuhën dhe identitetin maqedonas, që nuk njihen nga Sofja.

Për shkak të mospajtimeve për gjuhën dhe identitetin maqedonas, Bullgaria në nëntor të vitit 2020 bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian./evropaelire/

Related Posts

Mbështetje grevës në arsim dhe çerdhe
Maqedoni

S’ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë të Idrizovës, Stefkovski nuk lëshon pe!

September 29, 2023
Alternativa sulmon ministrin Lloga, LD-ja Bujar Osmanin
Maqedoni

Alternativa sulmon ministrin Lloga, LD-ja Bujar Osmanin

September 29, 2023
AlternAtivA: Nëse ministri Krenar Lloga nuk është dakord me Kodin Penal, le të japë dorëheqje!
Maqedoni

AlternAtivA: Nëse ministri Krenar Lloga nuk është dakord me Kodin Penal, le të japë dorëheqje!

September 29, 2023
Bekteshi: E diela ditë jo pune, 92% e të punësuarve kanë kohë të kalojnë me familje
Maqedoni

Kreshnik Bekteshi: Do të prodhojmë rrymë elektrike dhe për rajonin

September 29, 2023
Lëvizja Demokratike: Bujar Osmani ka kohë për pazare të pista politike me Gruevskin, por nuk ka kohë për Kosovën
Maqedoni

Lëvizja Demokratike: Bujar Osmani ka kohë për pazare të pista politike me Gruevskin, por nuk ka kohë për Kosovën

September 29, 2023
Kanalet “Arena Sport” në Maqedoninë e Veriut me reklama provokuese me gjuhë urrejtje
Maqedoni

Kanalet “Arena Sport” në Maqedoninë e Veriut me reklama provokuese me gjuhë urrejtje

September 29, 2023
Next Post
Besar Durmishi i ka disa fjalë për Kreshnik Bekteshin

Besar Durmishi i ka disa fjalë për Kreshnik Bekteshin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK