Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futsal ka shënuar fitore me rezultat 4-2 kundër Arabisë Saudite, në takimin e parë miqësorë, të zhvilluar sonte në palestrën sportive “Jane Sandanski” në Shkup.
Pas përfundimit të ndeshjes ndihmëstrajneri i mysafirëve, Abdurrahman Rammah ka dhënë një intervistë për Open-TV ku ka deklaruar se kanë humbur nga gabimet e tyre, por se do të kenë rastin që në ndeshjen e dytë (të hënën) të përmirësojnë ato gabime.
Open-TV falënderon imamin e Xhamisë së Re në Çerkez të Kumanovës, Berat Ramadani, i cili ndihmoi në realizimin e intervistës me trajnerin arab.
Në videon e mëposhtme mund të ndiqni intervistën e plotë për Open-TV.