20 shtator 2023 – Një talent tjetër shqiptar, i cili po shkëlqen në Austri është edhe 17-vjeçari, Almedin Zilbeari, i lindur në Austri me prindër nga fshati Vishticë i Komunës së Likovës-Kumanovë, shkruan Open-TV.
Zilbeari, i cili tashmë jeton në St. Polten të Austrisë dhe atje po e ndërton karrierën e tij në futboll, po shkëlqen në ekipin SKN St. Polten U17, duke luajtur në pozitën e sulmuesit qendror, por edhe atë të krahut të majtë dhe të djathtë në repartin ofensiv.
Ai është majtak. Në ekipin e tij fanella me numër 10 është e rezervuar për të. Almedini njihet për shpejtësi dhe teknik të hatashme, dhe është mjaftë i lëvizshëm. Ai është një nuhatës i madh i golit para portës kundërshtare.
Almedini ka lindur më 21 gusht 2006 në qytetin St. Pölten (i gjatë 1.76 cm). Ëndrrën që të bëhet futbollist i njohur e filloi në moshën 7 vjeçare, në vitin 2013 në klubin e USC Markerdorf.
Pas dy vitesh (2015-2016), ai transferohet në akademinë (LAZ ) të St. Pöltenit. Gjatë kësaj periudhe kohore shtatë herë është zgjedhur golashënues më i mirë dhe në dy turne cilësore në të cilin kiishin marrë pjeës ekipe nga Austria, Hungaria, Çekia e Sllovakia është shpallur lojtar i turneve.
Në vitin 2017 bëhet pjesë e gjigantit të madh austriak SK Rapid nga Vjena. Aty qëndroi derin në vitin 2021, pra për katër vite të plota. Në këtë vit ai rikthehet në klubin e tij në SKN St. Polten.
Ndonëse ka bërë një hap prapa, ëndrra e tij për tu bërë një futbollist i famshëm vazhdon. Në tre ndeshjet e fundit kampionale të këtij sezoni ai ka shënuar tre gola dhe një asist.
Ai admirohet shumë nga trajneri i skuadrës i cili ia ka vënë nofkën Ronaldo. Almedini e admiron yllin portugez, ndërsa nga klubet e mëdha e pëlqen Real Madridin.
17-vjecari ka ambicie të mëdha në jetë dhe në futboll. Ai ëndërron që një ditë të vesh fanellën e Kombëtares shqiptare të futbollit. (Open-TV).