Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka mbërritur në Kosovë.
Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës, e cila publikoi pamje nga mbërritja e tij, shkruan Gazeta Express.
Kjo është vizita e parë e tij zyrtare në Kosovë, teksa u prit nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës.
Infantino dje ishte për vizitë në Shqipëri.