Numri një i F.C Voska Sport, #Nefi USEINI, në kuadër të vizitës së ish futbollistit të njohur anglez, #BrajanDin, gjatë ditës së sotme së bashku kanë qëndruar për vizitë në Komunën e Ohrit, ku u mirëpritën nga Kryetari, Kiril Pecakov.
Arsyeja e këtij takimi, ishte njoftimi për së afërmi me kushtet e futbollit në qytetin e #Ohrit, më konkretisht te skuadra e F.C Voska Sport, infrastrukturën sportive dhe hotelierike si dhe kapacitetet futbollistike të kësaj ane në përgjithësi dhe me moshat e reja në veçanti.
Brajan Din me këtë rast ishte në vizitë të klubit tonë, me ç’rast i njëjti u mirëprit nga gjithë futbollistët dhe stafi teknik. Në shenjë respekti, por edhe kujtimi, kapiteni Izair Emini së bashku me trajnerin Berat Imeri, Brajan Din, i dhuruan nga një fanellë të Voska Sport, ku figuronte emri i tij.
Ai madje në shoqërim të presidentit tonë, Nefi Useini, ndoqi edhe një pjesë të stërvitjes së skuadrës tonë, që po përgatitet për ndeshjen derbi të së mërkures kundër Pelisterit, por gjithashtu vizitoi edhe grupmoshat e reja, para të cilëve mbajti një fjalim të shkurtër.
Përveç pjesës zyrtare dhe temës së futbollit, pronari i KF Voska Sport, #Nefi USEINI përfitoi nga rasti që mysafirit nga Anglia t’i prezantojë bukuritë e qytetit të Ohrit, përfshirë këtu pjesë të historisë dhe vendet më tërheqëse turistike, derisa duke respektuar besimin e tij katolik, ish futbollistit anglez, Brajan Din, i’u organizua edhe një vizitë në Kishën Katolike të qytetit buz liqenit.
Palët u ndanë të kënaqura nga kontakti i parë, mundësia e bashkëpunimit eventual për të ardhmen mbetet e hapur, derisa si vazhdimësi e këtij takimi, javën e ardhshme paralajmërohet ardhja në Ohër e një delegacioni tjetër nga Anglia. (FC Voska Sport)
LINKU: https://www.facebook.com/100069769113979/videos/574628667953058