Në seancën e parë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sot është vendosur për rritje lineare të pensioneve.
“Pensionet do të kenë rritje prej 5000 denarëve. Në shtator faza e parë me rritje prej 2500 denarë, ndërsa nga marsi edhe faza e dytë me rritje prej 2500 denarë.
Punojmë për qytetarët. Kalojmë në VEPRIM!”, bëri të ditur zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti. (INA)