Gjysmë ore pas përfundimit të ndeshjes hendbollistike ndërmjet Vardarit dhe Pelisterit (31-24), policët filluan t’i rrahin ‘Çkembarit’, të cilët në atë moment ishin të qetë në tribuna, kështu që për pak ka mundur të ndodhte një tragjedi në QS “Jane Sandanski”.
Policia mesa duket ka dashur të arrestojë dikë në tribunë, pas së cilës kanë nisur të godasin tifozët dhe disa prej tyre kanë rënë në drejtim të rrethojës.